Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon dy gola në fitoren e Stromsgodsetit

kreshnik krasniqi, sport,

Futbollisti i Kosovës U21, Kreshnik Krasniqi, ka shënuar dy gola në raundin e parë të Kupës së Norvegjisë. Të enjten mbrëma, Krasniqi me Stromsgodsetin e elitës së futbollit norvegjez, fitoi në udhëtim te Honefossi me rezultatin 4:0. 21-vjeçari i mesfushës, Krasniqi, e realizoi golin e parë në minutën e 54-rt, dhe të fundit të skuadrës, në minutën e 74-rt.

Pavarësisht rezultatit, ndeshja me Honefossin u vlerësua si shumë e vështirë. Skuadra e rangut të tretë të futbollit norvegjez në tërë pjesën e dytë luajti me dy futbollistë më pak në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të dy kartonëve të verdhë në minutën e 30-të nga loja u përjashtua Ahmed El-Amrani, ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë, direkt me të kuq u përjashtua Omar El Ghaouti.