Kreshnik Krasniqi ka shënuar gol për skuadrën Stromsgodset në ndeshjen ndaj Bodo/Glimmt.
Ndeshja u mbyll 1:1 dhe i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit të Norvegjisë.
Mesfushori i Kosovës U21 realizoi në minutën e 75-të, gol që në fund pati vlerën e një pike.
Për Krasniqin ishte goli i parë në këtë kampionat në 13 ndeshje. Goli i 20-vjeçarit e ndihmoi Stromsgotsetin që ta ndal në barazim liderin e kampionatit norvegjez, që të enjten deklasoi Romën 6:1.
Bodo/Glimt ka 48 pikë në vendin e parë, një më shumë se Molde që renditet e dyta.
Edhe
Krasniqi e nis sezonin me gol
Stromsgodset është i nënti me 30 pikë.
Kreshnik Krasniqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21. Ai luajti në dy ndeshjet e këtij muaji kundër Çekisë U21.