Sport

McClareni pritet t’i bashkohet Ten Hagut tek Unitedi

Steve McClaren pritet të konfirmohet si anëtar i stafit të trajnerëve te skuadra e Manchester Unitedit, ka shkruar mediumi “The Guardian” të shtunën.

Ish-përzgjedhësi i Anglisë ishte asistent i Sir Alex Fergusonit tek Unitedi ndërmjet viteve 1999 dhe 2001, ndërsa tani do të jetë ndihmesë për trajnerin e parë të skuadrës, holandezin Ten Hag.

61-vjeçari e punësoi Ten Hagun si asistent, kur ishte në krye të Twentes për edicionin 2008/09.