Sport

Dortmundi zyrtarizon zëvendësuesin e Haalandit

Borussia Dortmund menjëherë ka zyrtarizuar zëvendësimin e sulmuesit Erling Haaland, i cili u transferua te Manchester City të martën. Dortmundi ka njoftuar për nënshkrimin me sulmuesin e Salzburgut, Karim Adeyemi.

Adeyemi është transferuar te verdhezinjtë për 38 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

20-vjeçari ka 23 gola në 42 ndeshje për Salzburgun këtë sezon. Ai madje mori ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Njëjtë si Adeyemi, Dortmundi e kishte transferuar edhe Haalandin, të cilin e shiti për afro 60 milionë euro.