Sport

Zyrtare: Haaland transferohet te City

Descriptive Text

Erling Haaland edhe zyrtarisht është transferuar te Manchester City. Ai do ta veshë fanellën e Cityt nga 1 korriku.

City ka paguar klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurove për sulmuesin norvegjez.

Detajet e marrëveshje me lojtarin do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.

Haaland ka shënuar 85 gola në 88 ndeshje për Dortmund që nga transferimi i tij nga Salzburgu në janarin e vitit 2020.