Sport

Interi në garë për sulmuesin Ekitike

 

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Hugo Ekitike. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Raportohet se Interi po përgatit ofertën për ta bindur skuadrën e Reimsit në lirimin e 19-vjeçarit, i cili po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës. Për ta lënë të lirë Ekitiken, ekipi francez po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ekitike, i cili para fillimit të këtij edicioni është përfshirë në ekipin e parë të Remisit, ka shënuar dhjetë gola në 21 paraqitje në Ligue 1.