Gjilani dhe Drita barazuan të mërkurën në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës dhe ky rezultat e shpalli Ballkanin kampion për herë të parë në histori.
Gjilani dhe Drita barazuan pa gola në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër trajnerin e përkohshëm të Gjilanit, Alban Hyseni, objektivi i vetëm këtë sezon mbetet pozita e dytë në tabelë.
“Realisht e filluam ndeshjen shumë mirë. Por, prej minutës së 20-të, i patëm disa momente të vështira, megjithatë e morëm veten. Në pjesën e dytë dolëm nga presioni. Mbetet të shihet në fund të sezonit, ta analizojmë se ku kemi gabuar në këtë edicion. Pozita e dytë do të ishte më e mira për këtë sezon”, ka thënë Hyseni pas ndeshjes.