Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Gjilani të pakënaqur me barazimin ndaj Llapit

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i pakënaqur me barazimin ndaj Llapit, 1:1.

Ai ka thënë se Gjilani e dominoi takimin dhe e meritoi fitoren në këtë përballje.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat pasi dihen objektivat. Në 20 minutat e para nuk ishim në element. Në pjesën e dytë kishim më shumë, e kontrolluam ndeshjen. Futbollistët e dhanë maksimumin dhe dëshira për fitore nuk mungoi. Duke e parë se si kemi luajtur në pjesën e dytë, besoj se në këtë ndeshje e kemi merituar fitoren. Kemi bërë disa lëvizje taktike ku kemi tentuar të ndalim Llapin dhe me disa ndërrime ta freskojmë ekipin”, deklaroi Hyseni.