Sport

Empoli “shokon” Napolin

futboll, sport, napoli, empoli, serie a

Empoli ka shënuar fitore të dielën me përmbysje të rezultatit ndaj Napolit, me shifrat 3:2.

Me këtë humbje skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalleti, Napoli, ka bërë një hap prapa në luftë për titullin e kampionit.

Te Napoli ndeshjen e kompletoi Amir Rrahmani derisa te Empoli, Kristjan Asllani luajti 74 minuta. Nedim Bajrami u inkuadrua në minutën e 66-të.

Në bankën rezervë te Empoli ishin Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani.

Në minutën e 44-t, Dries Mertens kaloi në epërsi mysafirët prej 1:0.

Golin e dytë Napoli e shënoi në minutën e 53-të me anë të Lorenzo Insignes.

Empoli për tetë minuta arriti të shënoi tre gola. Në minutën e 80-të rezultatin në 2:1 e ngushtoi Liam Henderson, derisa vetëm tre minuta më vonë Andrea Pinamonti realizoi për 2:2.

Pinamonti realizoi edhe në minutën e 88-të për 3:2.

Me këtë humbje Napoli mbetet në kuotën e 67 pikëve, në vendin e tretë.

Empoli mban vendin e 14-të me 37 pikë.