Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch të Ajaxit, i kanë premtuar verbalisht Bayern Munichut se do t’i bashkohen në verë, raporton të dielën “Skysport.de”.
Tani skuadra bavareze është në kërkim edhe të një holandezi tjetër.
Sipas “calciomercato.com”, kampioni gjerman është i interesuar për transferimin e Jurrien Timberit të Ajaxit. Për të ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi.
Qendërmbrojtësi ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. 20-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2024.