Sulmuesi kosovar, Leonard Pllana ka filluar fuqishëm në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ai të premten mbrëma shënoi golin e vetëm për skuadrën Jeonnam Dragons që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj United City.
Ndeshja është luajtur në Tajlandë, kurse United City është nga Filipinet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Pllanës, Jeonnam Dragons është nga Koreja e Jugut. Madje garon në kategorinë e dytë.
Pllana në minutën e 87-të mori top në zonë dhe nuk lëshoi rastin.
Jeonnami tani udhëheq në grup me 3 pikë. Pathum United i Tajlandës dhe Melbourne e Australisë kanë nga një pikë, derisa United City është pa pikë.
Më 18 prill, Jeonnam Dragons luan me Pathum United. Ndeshjet e grupit G po luhen në Tajlandë.
Pllana 25-vjeçar në kategorinë e dytë të Koresë ka shënuar dy gola në dhjetë paraqitje. Në Champions e luajti ndeshjen e parë.