Skuadra e Liverpoolit pothuajse ka konfirmuar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores javën e shkuar në Lisbonë ndaj Benficas (3:1), ekipi anglez ka kaluar qysh në fillim të pjesës së parë në epërsi, edhe në ndeshjen e dytë që po luhet në stadiumin “Anfield Road”.
Qendërmbrojtësi Ibrahima Konate e zhbllokoi rezultatin. Konate shënoi me kokë në minutën e 21-të pas harkimit të Konstantinos Tsimikasit nga këndi.
Me këtë gol të shënuar, Liverpooli është në epërsi të përgjithshme me rezultatin 4:1 ndaj Benficas.
GOLI: