Skenat të dhunshme u panë në ndeshjen e Serie C që u luajt në hënën mbrëma, ka raportuar “Football-Italia” të martën.
Në duelin mes Foggias dhe Catanzaros, tifozët vendas disa herë u futën në fushë dhe njëri arriti që ta godiste lojtarin e Catanzaros, Pietro Iemello dhe e kërcënoi me vdekje.
Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur për Foggian në sezonin 2018/19 dhe kishte mosmarrëveshje me tifozët ultras në atë kohë.
Kur Catanzaro po kryesonte 4:1 dhe fitoi një penallti që Iemmello duhej ta gjuante, një huligan u fut me shpejtësi në fushë dhe u përpoq ta sulmonte fizikisht. Në fakt, ai e qëlloi lojtarin me shuplakë në fytyrë dhe më pas ka bërë gjeste, që u vlerësuan si kërcënuese me jetë.
Një tjetër tifoz më pas nxitoi në fushë, por u ndalua nga sigurimi.
Iemmello ia la penalltinë një bashkëlojtari dhe u zëvendësua menjëherë pas kësaj, por ishte një tjetër tifoz i Foggias që provoi të futej në fushë. Sipas raportimeve, pasi Iemmello u zëvendësua, stafi i Foggias më pas e nxiti atë të largohej nga banka e rezervistëve dhe të fshihej në dhomën e zhveshjes për të shmangur ndezjen e mëtejshme të turmës.
Catanzaro fitoi 6:2 pas një ndeshje që zgjati 100 minuta për shkak të gjitha ndërprerjeve.
? L'incredibile aggressione di un "tifoso" del #Foggia verso l'ex #Iemmello, autore di una doppietta stasera e poi sostituito per non avvelenare il clima dal tecnico del Catanzaro Vivarini. Seguirà peraltro un'ulteriore invasione di campo più tardi... pic.twitter.com/Hv4cdnqSAp
— Filippo Maggi (@Filippomaggi97) April 11, 2022