Sport

Botman gjithnjë e më afër Milanit

Qendërmbrojtësi Sven Botman pritet që në fund të këtij edicioni të transferohet te skuadra e Milanit, ka shkruar “Tuttomercatoëeb” të martën.

Madje, thuhet se Milani ka arritur marrëveshje personale me Botmanin dhe po negocion me Lillen për lirimin e tij. Për shërbimet e Botmanit, Milani është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro. Holandezi 22-vjeçar po shihet si përforcim i madh te Milani për mbrojtjen në sezonin e ardhshëm.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025, kurse këtë sezon në 28 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuuar me tri gola dhe një asistim.