Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është vizituar të dielën mbrëma nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i KF Ballkanit, Arsim Kabashi. Në fotografinë e publikuar nga Muharremaj, Frashëri shihet me një mbrojtëse të qafës.
Ai u sulmua rëndë fizikisht në stadiumin në Gjilan, gjatë ndeshjes derbi të Superligës me skuadrën e Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuharremaj ka shkruar se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushën e blertën.
“Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.