Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë në Klinë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Me këtë ndeshje edhe është hapur xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Gjatë 45 minutave të parë, asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë rast konkret, përkundër që Dukagjini tentoi dy herë ta zhbllokoi rezultatin nëpërmjet sulmuesit Ahmed Januzi. Megjithatë, gjuajtjet e Januzit nuk e gjetën cakun dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.