Sport

Reusi do ta mbyllë karrierën te Dortmundi

Marco Reus

Borussia Dortmundi ka bërë hapin e radhës për vazhdimin e kontratës së Marco Reusit, e cila skadon në vitin 2023, njofton “Sky Sports”.

32-vjeçari është kapiten i Dortmundit dhe përfiton 12 milionë euro në vit, më së shumti nga gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës.

Reusi ka shënuar 153 gola dhe 108 asistime në 349 ndeshje te Dortmundi. Vetëm gjashtë gola e ndajnë atë nga rekordi që e mbajnë Michael Zorc dhe Manfred Burgmuller, me nga 158 gola secili.