Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht ka nisur bisedimet me Antonio Conten, pasi trajneri italian ka një klauzolë lirimi te Tottenhami, ekip që aktualisht e drejton. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Conte është i gatshëm të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni dhe gjasat janë të mëdha që ta pranojë ofertën e PSG-së.
Te ekipi francez, Conte do ta zëvendësonte Mauricio Pochettinon, i cili do të shkarkohet në fund të sezonit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Conte ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk është opsioni i vetëm i PSG-së për postin e trajnerit, pasi parisienët kanë hedhur sytë edhe kah Zinedine Zidane që aktualisht është i lirë.