Zuerichu e ka fituar derbin e Superligës së Zvicrës të dielën. Mposhti Baselin me rezultat të thellë, 4:2, në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit zviceran.
Zuerichu me këtë fitore është forcuar në vendin e parë me 53 pikë, dhjetë më shumë se kampioni në fuqi, Young Boysi, derisa Baseli zë vendine tretë me 40 pikë. Te Zuerichu janë pesë futbollistë shqiptarë, ndërsa tre ishin titullarë.
Nga minuta e parë luajtën mbrojtësit Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti, kurse në mesfushë ishte Blerim Xhemaili. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 82-të
Në stol ishin Bledian Krasniqi dhe Lindri Kamberi. Pajtim Kasami u aktivizua në minutën e 81-të te Baseli, ndërsa Taulant Xhaka qëndroi në stol.
Ndërkohë, te Luzerni që fitoi 2:1 kundër Lausannes u paraqitën Ardon Jashari dhe Denis Simani. Në stol ishte Lorik Emini.