Borussia Dortmundi është në disavantazh përballë Rangersit pas përfundimit të pjesës së parë.
Në ndeshjen e parë të plejautit që po zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Gjermani, rezultati është 2:0 në favor të Rangersit.
Ekipi nga Skocia brenda tre minutave ka realizuar dy gola. Fillimisht, James Tavernier (38’) shënoi nga penalltia ndërsa Alfredo Morelos (41’) e shënoi golin e dytë.
Edhe në ndeshjen tjetër, atë që po zhvillohet në Rusi, mysafirët janë në epërsi. Real Betisi është në avantazh me shifrat 3:2 përballë Zenitit.
Ndërkohë, Sheriff Tiraspoli po udhëheq 1:0 në shtëpi kundër Bragas.