Sport

Dortmundi fiton dhe i afrohet kreut

Borussia Dortmundi është kthyer te fitorja në Bundesliga. Të dielën në udhëtim “verdhezinjtë” mposhtën Uninon Berlinin me rezultatin 3:0.

Me këtë fitore Dortmundi mban hapin në garë për titull të kampionit në Gjermani.

Marco Reus realizoi në minutën e 18-të dhe të 25-të për epërsinë prej dy golave në pjesën e parë.

Dortmundi shënoi edhe një në pjesën e dytë. Ishte Raphael Guerreiro që realizoi në minutën e 71-të për rezultatin 3:0.

Dortmundi pas 22 ndeshjeve në Bundesligë është në pozitën e dytë me 46 pikë.

Bayerni është lider me 52 sosh.

Union Berlini ka 34 pikë në pozitën e gjashtë.