Sport

Kuka reagon për kategorizimin: Përkundër dy medaljeve të arta olimpike, më pak pikë për xhudon

Trajneri më i suksesshëm në vend, Driton Kuka, ka reaguar përmes një postimi pas publikimit të kategorizimit të federatave sportive.

Kategorizimin e ka bërë Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa në disa federata ka pakënaqësi. Xhudoja, që është sporti bindshëm më i suksesshëm në vend, është renditur në vend të parë, por me më pak pikë se vjet. Kjo për trajnerin Kuka është e papranueshme.

“Xhudo sporti numër një në Kosovë. Por me pikët e grumbulluara sivjet, xhudo ka më pak pikë se vitin e kaluar. Edhe keni të drejtë se dy medaljet e arta olimpike nuk mjaftojnë për rritjen e pikëve. Kritere të stërvjetruara të kategorizimit dhe xhudos keni pasur të drejtë t’ia ulni pikët”, ka shkruar Kuka.