Sport

Gjokoviq me pecetë në dorë vallëzon me këngën ofenduese për Kosovën

Descriptive Text

Tenisti serb Novak Gjokoviq po qëndron në Budva dhe aty do t’i ndahet mirënjohja qytetar nderi i Budvës.

Ceremonia mbahet sot, por një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës për t’u çlodhur e shijuar muzikën. Gjokoviq qëndroi në restorantin që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviq.

Derisa ishte bashkë me familjen e tij, është kënduar kënga “Oj Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviqi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve. Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.

Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviq mori një pecetë në duar dhe e tundte nën ritmin e këngës.