3 perditesime
21:59

Ndonëse pa portier, Komorosi mbahet mirë me Kamerunin

Kameruni është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll. Kameruni të hënën mbrëma e mposhti Komorosin me rezultatin 2:1. Komorosi për herë të parë luajti në Kupën e Afrikës dhe përshëndetet me kokën lartë. Ndonëse është goditur fuqishëm nga koronavirusi, Komorosi është mbajtur mirë me favoritin, Kamerunin.

Madje përfaqësuesja e vogël nuk kishte fare portier në ndeshjen ndaj Kamerunit. Dy portierë munguan për shkak të koronavirusit e një për shkak të lëndimit. Kështu mes shtyllave qëndroi Chaker Alhahur, që është mbrojtës i majtë. Për më tepër, Komorosi prej minutës së shtatë luajti me një lojtar më pak në fushë. Direkt me karton të kuq u përjashtua Nadjim Abdou. Karl Toko Ekambi shënoi për 1:0 për Kamerunin në minutën e 29-të.

Për 2:0 shënoi Vincent Aboubakar në minutën e 70-të. Rezultatin përfundimtar, 2:1, e vendosi Youssouf M’Changama në minutën e 81-të.

21:45

Gol i jashtëzakonshëm i Komorosit nga gjuajtja e lirë

Komorosi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Afrikës kundër Kamerunit.

Youssouf M’Changama në minutën e 82-të realizoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë e madhe, ndërsa Komorosi po pëson 2:1.

https://mixture.gg/v/61ef0f3da3188

21:29

Mbrojtësi i Komorosit bën disa pritje të bukura ndaj Kamerunit

Mbrojtësi i majtë i Komorosit, Chaker Alhadhur, është detyruar të luajë rolin e portierit sonte në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Afrikës kundër Kamerunit.

Komorosi nuk kishte portier, pasi dy prej portierëve i mungojnë shkaku i koronavirusit dhe bnjë tjetër është i lënduar.

Alhadhur ka kryer për mrekulli rolin e portierit, por megjithatë Komorosi është në disavantazh. Po pëson 2:0 nga Kameruni pas më tepër se një orë lojë. Karl Ekambi (29’) dhe Vincent Aboubakar (70’). Komorosi po luan me një lojtar më pak në fusha nga minuta e 7-të pasi u përjashtua me të kuq Nadjim Abdou.

https://mixture.gg/v/61ef08e528d4b

20:00

Mbrojtësi i majtë ruan portën e Komorosit në Kupën e Afrikës

Chaker Alhadhur do të qëndrojë në portë te Komorosi në ndeshjen ndaj Kamerunit, që fillon në ora 20:00. Është kjo ndeshje e një të tetës së finales së Kupës së Afrikës në futboll. Alhadhur është mbrojtës i majtë, por sonte është zhvendosur në portë, në mungesë të një portieri te Komorosi.

Komorosi për herë të parë luan ndeshje të fazës nokaut në Kupën Afrikane. 30-vjeçari Alhadhur do ta ketë përballë golashënuesin më të mirë të Kupës së Afrikës, Vincent Aboubaker. Komorosi për herë të parë luan në Kupën Afrikane, ndërsa është ishull me më pak se 900 mij banorë.

Dy prej portierëve të Komorosit mungojnë për shkak të koronavirusit, ndërsa një tjetër është i lënduar. Te Komorosi kanë shpresuar se Ali Ahamada do të qëndroi në portë, pasi pranoi rezultat negativ në testimin e bërë të hënën. Por gjashtë orë para ndeshjes, Konfederata afrikane ka konfirmuar se ky portier nuk i përmbush protokollet e kërkuara. Komorosit i mungon edhe trajneri Amir Abdou.