Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, sipas të gjitha gjasave do të debutojë te skuadra e Lillet në ndeshjen në udhëtim kundër Brestit, kanë shkruar mediumet franceze.
Zhegrova nuk luajti në dy ndeshjet e fundit të ekipit francez për shkak se nuk ishte regjistruar por ndaj Brestit do të jetë i gatshëm për të luajtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, thuhet se ai do të jetë titullar në këtë ndeshje që zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 dhe i takon xhiros së 22 të Ligue 1.
Zhegrova javën e shkuar u transferua te Lille nga Baseli dhe të premten ka stërvitur me ekipin. 22-vjeçari ka firmosur me kampionin në fuqi të Francës deri në verën e vitit 2026.