Sport

Mali e Gambia kalojnë tutje nga Grupi F

Descriptive Text

Mali e ka kaluar fazën e grupeve të Kupës së Afrikës. Mali të enjten në mbrëmje triumfoi përballë Mauritanisë me rezultatin 2:0 dhe është kualifikuar tutje pas fitores 2:0.

Me pikët e plota të marra në këtë duel, Mali shkon në fazën nokaut me shtatë pikë nga Grupi F, ndërsa Mauritania eliminohet nga gara, pa marrë asnjë pikë.

Golat për skuadrën e Malit i shënuan Massadio Haidara në minutën e dytë dhe Ibrahima Kone në minutën e 49-të nga penalltia.

Takimi tjetër i Grupit F mes Gambisë dhe Tunizisë përfundoi me rezultatin 1:0 për Gambinë. Me fitore, Gambia e kalon fazën e grupeve nga vendi i dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Mali, por me goldallim më të dobët.

Tunizia pozicionohet në vendin e tretë me tri pikë. Tunizia e pati mundësinë të shënonte gol në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Nga pika e bardhë gaboi Seiffeddine Jaziri.

Golin e fitores për Gambinë e shënoi Ablie Jallow në minutën e tretë të kohës shtesë.