Sport

Holanda mposht Portugalinë dhe avancon në raundin kryesor

Holanda ka shënuar fitore të vështirë ndaj Portugalisë dhe ka avancuar në raundin kryesor të Kampionatit Evropian të hendbollit. Portugalisë i është dashur fitore me dy gola dallim për të avancuar, por Holanda në fund fitoi me shifrat 32:31.

Golin e fitores holandezët e kanë shënuar në sekondat e fundit. Kay Smits udhëhoqi Holandën me 8 gola. Alvarez Iturriza ishte më efikasi te Portugalia me shtatë gola.

Ishte kjo ndeshja e fundit e grupit B, të cilin e fitoi Islanda me 6 pikë. Islanda të martën e mposhti Hungarinë me shifrat 31:30. Kështu Hungaria, nikoqirja e Evropianit, u eliminua.

E dyta është Holanda me katër pikë, ndërsa Hungaria mbetet e treta me dy pikë. Portugalia ka luajtur tri ndeshje të forta, por ka mbetur pa pikë.

Në Grupin I të raundit kryesor janë Danimarka, Franca, Islanda, Holanda, Kroacia dhe Mali i Zi. Danimarka, Franca dhe Islanda i kanë nga dy pikë.

Në Grupin II të raundit kryesor janë Gjermania, Spanja, Rusia, Norvegjia, Suedia dhe Polonia me tri të parat që i kanë nga dy pikë.