Borussia Dortmundi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin Donny van de Beek.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se Dortmundi po synon ta huazojë mesfushorin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Van de Beek do të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.
24-vjeçari së fundmi ka refuzuar një kalim te Newcastle Unitedi .
Këtë sezon holandezi ka luajtur vetëm 68 minuta në Premier League.