Sport

Manchester Unitedi po e monitoron Araujon

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë duke e monitoruar mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, shkruan “Sport”.

22-vjeçari ka kontratë me Barçën edhe 18 muaj dhe po kërkon një marrëveshje të re fitimprurëse.

Por, Barcelona nuk është në pozitë mjaft të fortë financiare për të përmbushur kërkesat e Araujos.

Këtë situatë mund të shfrytëzojë Unitedi që mund t’i ofrojë futbollistit pagë shumë të lartë se sa Barça .

Bëhet e ditur se klubi anglez i kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të parë kërkesat dhe planet e tij për të ardhmen.

Araujo ka shënuar dy gola në 15 ndeshje këtë sezon në La Liga.