Sulmuesi i krahut, David Neres do të largohet nga Ajaxi për ta vazhduar karrierën në Ukrainë, te skuadra e Shakhtar Donetskut.
Ishte ekipi holandez që të premten zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me Shakhtarin për transferimin e Neresit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Neresin, ekipi nga Ukraina do t’i paguajë Ajaxit 16 milionë euro në total kurse braziliani me skuadrën e re do të firmos kontratë katërvjeçare.
Neres u largua nga Ajaxi pas pesë vjetësh kurse këtë edicion në 22 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë.
Ai iu pat bashkuar Ajaxit në janar të vitit 2017 nga Sao Paulo dhe me fanellën e ekipit holandez ka fituar pesë trofe, përfshirë dy tituj të kampionit.