Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të hënën se ishte i shqetësuar se ylli i tenisit Novak Gjokoviq mund të dëbohej nga Australia, pavarësisht se fitoi çështjen e tij gjyqësore për anulimin e vizës dhe çështjen e vaksinimit.
Gjokoviq u lirua të hënën, pasi gjykata australiane i dha të drejtë për mos-anulimin e vizës, ku ai synon të fitojë titullin rekord të 21-të Grand Slam në Australian Open nga 17 janari.
"Procesi duhet të kishte përfunduar kur gjykata të vendoste për këtë çështje", ka thënë Daçiq për Happy TV.
"Autoritetet australiane padyshim kanë zgjedhur ta dëbojnë atë, gjë që përfshin gjithashtu një ndalim tre-vjeçar për të hyrë në Australi. Kjo kundërshton arsyen e shëndoshë", deklaroi Daçiq, i cili dikur ishte ministër i Jashtëm i Serbisë.