Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo ofron 10 milionë euro për Bajramin

Nedim Bajrami ka gjasa të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga skuadra e Empolit.

Është Saussolo që ka shprehur gatishmërinë për ta blerë për 10 milionë euro mesfushorin e Shqipërisë, ka raportuar të mërkurën “calciomercato”.

Bajrami ka treguar paraqitje të mira këtë edicion me fanellën e Empolit duke shënuar gjashtë gola në 19 ndeshje.

Ai ditë më parë për KOHËN tha se është i fokusuar tek Empoli këtë edicion. Mesfushori 22-vjeçar ka kontribuar edhe me katër asistime.

Mesfushori i Shqipërisë, pjesë e Empolit është prej shtatorit të vitit 2020, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.