LeBron James luajti me “triple-double” teksa Los Angeles Lakers mposhti Orlando Magic 106-94.
Ishte “triple-double” i 101 i Jamesit në karrierë, ndërsa Lakers shënuan fitoren e tyre të pestë në shtatë ndeshje.
James shënoi 14 nga 30 pikët e tij në çerekun e tretë për Lakers dhe shtoi 11 kërcime dhe 10 asistime.
Ishte fitorja e dytë radhazi e Lakers pa Anthony Davis, i cili është jashtë për shkak të një dëmtimi në gju.
James kohët e fundit u bë lojtari i pestë në historinë e NBA që arrin 100 “triple-double” pasi shënoi 20 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime në humbjen e fundit të Lakers nga Memphis Grizzlies.
Kevin Durrant shkëlqeu për Brooklyn Nets, duke shënuar 51 pikë në fitoren e tyre 116-104 ndaj Detroit Pistons.