Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron James realizon “triple-doublen” e 100-të në karrierë

LeBron James e ka regjistruar “triple-doublen” e 100-të në karrierë por nuk arriti që ta ndihmojë Los Angeles Lakersin ta shmangë humbjen 108:95 përballë Memphis Grizzlies.

James u bë lojtari i pestë në historinë e ligës NBA që e arrin këtë shifër. Në duelin e fundit realizoi 20 pikë, 10 kërcime e 11 asistime.

Grizzlies ishte pa lojtarët kryesor si Ja Morant dhe Dillon Brooks por fitoi megjithatë, me Jaren Jackson Jr që realizoi 25 pikë dhe Desmond Bane që shtoi 23 të tjera.

Memphisi i ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe ka 15 fitore e 11 disfata këtë edicion. LA Lakers ka 13 fitore e po aq humbje.

Utah Jazz fitoi përballë Philadelphia 76ers 118:96. Donovan Mitchell shënoi 22 pikë kurse Rudy Gobert kontribuoi me 17 pikë e 21 kërcime.

San Antonio Spurs shënoi fitore po ashtu falë Derrick White që ishte në formë të mirë me 23 pikë të shënuara. Spursi mposhti skuadrën Denver Nuggets, 123:111.

Artikuj të ngjashëm