Skuadrës së Juventusit i ka mjaftuar fitorja minimale 1:0 në shtëpi ndaj Malmos për ta kthyer pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, në xhiron e fundit të kësaj faze.
Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në Torino, e shënoi sulmuesi Moise Kean (18’) me kokë pas harkimit te Federico Bernardeschit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Juventusi e ka mbyllur fazën e grupeve si lider i Grupit H me 15 pikë të mbledhura, dy me shumë se Chelsea që barazoi në udhëtim te Zeniti. Për Juventusin, kjo ishte fitorja e pestë në fazën grupore të Championsit.
Ndërkohë, Malmo me këtë humbje që ishte e pesta, u eliminua nga garat evropiane këtë edicion me vetëm një pikë të mbledhur.