Sport

Man City po planifikon transferimin e Felixit

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po planifikon që në sezonin tjetër ta rindërtojë skuadrën duke transferuar disa futbollistë.

Njëri prej lojtarëve që City po synon ta transferojë në verën e vitit 2022, është Joao Felixi i Atletico Madridit.

Felixi është i pakënaqur në Madrid, pas përplasjeve që ka pasur me trajnerin Diego Simeone. Portugezi ishte transferuar tek Atletico Madridi nga Benfica për më shumë se 100 milionë euro. 22-vjeçari ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.