Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpërthen koronavirusi te Tottenhami

Përgatitjet e skuadrës së Tottenhamit për orarin para ndeshjeve të Krishtlindjeve janë penguar nga shpërthimi i koronavirusit në klub, kanë njoftuar mediumet angleze të martën. Mësohet se një numër i futbollistëve dhe stafit të ekipit, kanë rezultuar pozitivë në testimin për koronavirus. Kështu që, klubi pritet t’i bëjë edhe disa teste PCR gjatë 24 orëve të ardhshme për ta kuptuar gjendjen e të gjithëve.

Tottenhami, të enjten e pret në shtëpi skuadrën e Rennesit në ndeshjen vendimtare të Ligës së Evropës, përpara se të luajë në udhëtim te Brightoni të dielën në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rast se Tottenhami nuk ka numër të mjaftueshëm të lojtarëve, atëherë ndeshja me Rennesin mund të shtyhet, por duhet patjetër të përfundohet para datës 31 dhjetor. Ndërkohë, sa i përket duelit me Brightonit, vendim për këtë merr bordi i garave të Premier Leagues.