Rreth 30 mijë euro i ka investuar në stadium kryetari i klubit të Flamurtarit, Imer Ademi, për ta rregulluar stadiumin që t’i plotësojë kushtet minimale për t’u luajtur ndeshjet e Superligës.
Intervenimi në rregullimin e fushës, e cila edhe përkundër përpjekjeve nuk është në gjendje të mirë, rregullimi i vendit për media, tribuna për udhëheqësit e klubeve dhe mysafirët e veçantë dhe disa intervenime të tjera, janë realizuar në muajin e fundit, që gjithsesi e kanë ndryshuar për të mirë këtë stadium, por jo në nivelin që kërkohet.
Në një intervistë për Sportin në KTV, Ademi tregon për ndryshimet që kanë bërë në mënyrë që të mund të luajnë si vendas në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në kryeqytet.
Artikuj të ngjashëm
-
Rriten investimet në stadiumin “Agron Rama” edhe për 1 milion euro
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet
-
“Fadil Vokrri” mezi po mirëmbahet, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja flasin për stadiumin e ri me 25 mijë ulëse
-
Kostoja e rinovimit të stadiumit “Adem Jashari” rritet për 3.2 milionë euro