Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Ligën Unike.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Kamza Basket me rezultatin 89:75, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Unike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli nga fillimi e deri në fund e dominoi ndeshje duke krijuar madje epërsi deri në 23 pikë në dy periudhat e para 52:29.
Basketbollistët e Yllit arritën ta menaxhonin mirë epërsinë e krijuar në dy çerekët e fundit për rezultatin 89:75.
Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Erjon Kastrati me 17 pikë gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime i ndihmuar edhe nga Gëzim Morina, që shënoi 13 pikë dhe bëri nëntë asistime.
Te Kamza u dallua Gerad Davis me 17 pikë.
Pas pesë ndeshjeve Ylli ka katër fitore dhe një humbje, kurse Kamza Basket ka dy fitore dhe tri humbje.