Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas Calvert-Lewinit

Calvert Lewin

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi të ri. Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët janë duke e kërkuar zëvendësimin e Alexandre Lacazettes.

Sulmuesi francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë gjatë verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Mikel Arteta thuhet se e po e monitoron sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert-Lewinin.

Madje “Topçinjtë” do të dërgojnë ofertën e parë në vlerë prej 60 milionë eurosh për anglezin.

24-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon dhe ka vetëm tri paraqitje për Evertonin, ku ka shënuar po aq gola.