Bota e futbollit është e ndarë për atë nëse Lionel Messi ka merituar Topin e Artë para Robert Lewandowskit. Messi u shpall të hënën më i miri, ndërsa Lewandowski u rendit i dyti për vitin 2021.
Topi i Artë nuk është ndarë vjet për shkak të pandemisë, ndërkohë që Lewa ishte favorit i madh për trofeun e çmuar. Messi shpreson se France Football do të ndryshojë vendimin dhe do ta ndajë çmimin për vitin 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë e dinë dhe të gjithë pajtohemi që ju ishit fitues vitin e kaluar. Shpresoj që France Football do t’ua jap juve ‘Ballon d’Or 2020’. Ne të gjithë besojmë se ju e keni merituar atë dhe unë shpresoj se ju do ta keni në shtëpi”, i është drejtuar Messi Lewandowskit në ceremoninë e Topit të Artë, në Paris.
