Sport

Xhemaili tërheq shortin për Botërorin e klubeve

Futbollisti i Zuerichut, Blerim Xhemaili, ka tërhequr të hënën mbrëma shortin për Botërorin e klubeve.

Botërori 2021 për klube do të mbahet prej 3 deri më 12 shkurt të vitit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shorti për garën që e organizon FIFA, është tërhequr në Zuerich, ndërsa Xhemaili ishte i ftuar për të përcaktuar çiftet.

Al Jazira e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Auckland City e Zelandës së Re takohen në ndeshjen e parë, më 3 shkurt.

Al Hilali luan me fituesin e ndeshjes së parë, ndërsa ndeshja tjetër e raundit të dytë është mes Al Ahlyt dhe Monterreyt. Chelsea dhe Palmeirasi fillojnë prej gjysmëfinales.