Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se dëshiron që pas aventurës me Manchester Cityn ta marrë drejtimin e ndonjë përfaqësueseje.
Trajneri spanjoll është i bindur se në Premier League nuk do të menaxhojë skuadër tjetër përveç Manchester Cityt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam thënë shumë herë, por sapo të mbaroj këtu do të doja të përjetoja një Evropian apo një Kupë Bote, por e di që nuk është e lehtë, sepse ka pak pozicione në dispozicion. Për sa i përket Anglisë, nuk mendoj se do të stërvit një klub tjetër. Nëse do të kthehesha ndonjëherë, do të kthehesha te Man City, nëse më pyesin”, deklaroi Guardiola.
Kontrata e trajnerit spanjoll me Manchester Cityn skadon në vitin 2023.