Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola konfirmon se do të largohet nga Manchester City

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City pasi t'i përfundojë kontrata aktuale në vitin 2023.

Guardiola në një intervistë dhënë “ESPN Brasil” para ndeshjes së fundjavës në Premier League kundër Arsenalit, ka thënë se është koha për të që të bëjë pushim. Ai ka thënë se hapi i radhës në karrierë është të drejtojë një përfaqësuese.

“Pas shtatë vjetëve te Manchester City, mendoj se është koha të kem një pauzë, të ndalem për një kohë, të shohim çfarë kemi bërë, të rishikiojmë inspirimet. Dhe, në këtë proces, do të doja të drejtoja një përfaqësuese, të Amerikës së Jugut apo Evropiane, të luajë në Copa America, dua të përjetoj këtë”, ka thënë Guardiola. “Përfaqësuesja është hap tjetër. Është hapi i tjetër. Për të drejtuar Brazilin, besoj se përfaqësuesen e Brazilit gjithmonë do ta drejtojë një brazilian, nuk shoh një të huaj në skuadra si Brazili”.

Artikuj të ngjashëm