Sport

Modriq i hapur të largohet nga Reali

Ylli kroat, Luka Modriq, është i hapur të largohet nga Real Madridi në vitin 2022. Mesfushori i Realit mund të transferohet te Manchester City, raportojnë mediume të ndryshme evropiane.

36-vjeçarit i kanë mbetur edhe gjashtë muaj kontratë me Realin dhe është i gatshëm t’i bashkohet Pep Guardiolas si lojtar i lirë.

Modriqit i është ofruar kontratë e re njëvjeçare nga Reali, por ai dëshiron që e ardhmja e tij të sigurohet të paktën deri në vitin 2024. Kapiteni i Kroacisë në 14 ndeshje këtë edicion për ekipin spanjoll ka kontribuar me katër asistime.