Vinicius Junior ka shënuar një gol shumë të bukur për t’ia siguruar fitoren Real Madridit. Reali të dielën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Sevillas, në derbin e xhiros së 15-të të La Ligas. Junior shënoi golin nga distanca, në minutën e 87-të.
Rafa Mir kaloi në epërsi Sevillan në minutën e 12-të. Sulmuesi francez Karim Benzema barazoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa Reali u detyrua të pres fundin e takimit për golin e fitores.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali mbetet lider, ndërsa tani i ka 33 pikë. Sevilla është e katërta me 28 pikë.