Kalimi nga faza e grupeve për Dinamon e Zagrebit dhe Genkun do të vendoset në xhiron e fundit të Ligës së Evropës.
Dinamo dhe Genku të enjten mbrëma barazuan me rezultatin 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuka Menalo shënoi i pari për skuadrën vendëse në minutën e 35-të, por në fundin e pjesës së parë rezultatin e barazoi Ike Ugbo. Për Ugbon ishte goli i parë në garat e organizuara nga UEFA.
West Ham Unitedi e ka siguruar kalimin tutje pas fitores 2:0 në udhëtim te Rapidi i Vjenës.
Dinamo Zagrebi është i dyti me shtatë pikë dhe ka dy më shumë se Genku i vendit të tretë. Rapidi i Vjenës është i fundit me tri pikë.
Dinamo në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Grupit H do të udhëtojë te West Hami në Angli, kurse Genkut i duhet fitorja në shtëpi kundër Rapidit të Vjenës.
Mesfushori Arijan Ademi i Dinamos luajti deri në minutën e 76-të. Bastien Toma te Genku ishte në bankën rezervë.