Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Shqipëria e mposht Luksemburgun

Shqipëria ka nisur me fitore raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Të enjten në Durrës, Shqipëria fitoi me shifrat 92:89 ndaj Luksemburgut.

Ishte kjo ndeshja e parë e grupit B. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan më 24 shkurt, kur takohet në udhëtim me Rumaninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Basketbollistet e Shqipërisë te fitorja kanë ardhur në çerekun e katërt, të cilin e fituan me shifrat 24:15. Rei Pullazi ishte më i miri me 23 pikë e gjashtë kërcime. Daniel Lekndreaj ndeshjen e mbylli me 11 pikë e nëntë kërcime.