Sport

PSG-ja nuk e liron Pochettinon

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino nuk do të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain në mes të sezonit, kanë raportuar mediume të ndryshme të enjten.

Pochettino do të duhet të presë edhe gjashtë muaj për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pretendon “Daily Star”.

Argjentinasi është kandidati kryesor i klubit anglez për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer.

Por, PSG-ja nuk do ta lejojë atë të largohet në mes të sezonit.