Napoli është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re Dries Mertensit, por po i kërkon atij të pranojë një ulje të pagës.
Kontrata aktuale e belgut skadon në fund të sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Por, te skuadra e Napolit presin të nënshkruajnë kontratë të re me kushte krejtësisht të reja.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se skuadra e Serie A nuk mund të përballojë të vazhdojë të paguajë shumën të cilën aktualisht e fiton futbollisti i fazës ofensive dhe ka nevojë të gjej një kompromis me pagën e tij.
34-vjeçari pjesë e Napolit është prej vitit 2013, ndërsa këtë edicion në dhjetë ndeshje ka shënuar dy gola.